Rritja e vlerës përmes kontabilitetit
Më shumë se 8 Vite
në kontabilitet dhe konsulencë
Tek ne, shtimi i vlerës është synimi para secilit angazhim. Që në komunikimin e parë, ne përqëndrohemi që të kuptojmë vizionin dhe biznesin tuaj për të ofruar zgjidhje sa më optimale dhe të qëndrueshme. Ekipi i Centric LLC ju ofron ekspertizë në kontabilitet, tatime si dhe konsulencë të dizajnuar veçanërisht për nevojat tuaja.
Duke punuar në ekip të motivuar, me përvojë dhe kualifikime adekuate, Centric është zgjedhja e duhur për ju. Pavarësisht se a jeni në fazën e fillimit të biznesit, riorganizimit të kompanisë ekzistuese apo zhvillimit të saj, Centric jep zgjidhje duke ju ofruar ndërmarrësve dhe menaxherëve mjetet e duhura për biznes të shëndoshë.
Duke bashkëpunuar me ne, bizneset kanë arritur të kenë raportim financiar të besueshëm dhe me kohë, të plotësojnë kërkesat ligjore dhe të marrin vendime të informuara strategjike dhe operacionale.
Misioni dhe vizioni – Të arrijmë një rritje të shëndoshë duke ofruar klientëve produkte dhe shërbime të kualitetit të lartë. Duke qenë të hapur drejtë nevojave dhe pritjeve të klientëve, të veprojmë me standarde të larta të etikës, integritetit dhe profesionalizmit.