Çmimi i transferimit është bërë një çështje kyçe në fushën e tatimeve ndërkombëtare. Të gjitha bizneset që tregtojnë ndërkombëtarisht dhe kanë transaksione përtej kufijve në mes të kompanive të grupit ka mundësi të ballafaqohen me çështjet e çmimit të transferimit . Vendet në të gjithë botën janë duke aplikuar rregulla të rrepta dhe duke shqyrtuar në mënyrë më të hollësishme praktikat e çmimit të transferimit.
Edhe pse kompanitë përballen me një mjedis gjithnjë e më të pasigurt, kompleksiteti në çmimet e transferimit ofron një shumëllojshmëri mundësish për të optimizuar fitimet, rritur rrjedhat e mjeteve monetare dhe administruar tatimet. Praktika e Transferimit të çmimit e Centric ndihmon kompanitë dhe degët e tyre të menaxhojnë çështjet unike tatimore të brendshme dhe ndërkombëtare që lidhen me problemet e përcaktimit të çmimit brenda kompanive të lidhura.